Ka shpërthyer kundër asaj që ai vetë ka krijuar, medias dhe asaj që sot të gjithë shohim në televezione. Është Ylli Rakipi i cili teksa ishte i ftuar në emisionin “Provokacija” të Mustafa Nanos në ABC Neës, ka folur për gjendjen e medias në Shqipëri. Rakipi tha se televizionet janë në shërbim të pushtetit dhe bombardojnë shikuesin me propagandë.
Ja si e përshkruan Rakipi një ditë në televizionet shqiptare/ “Shiko çfarë ndodh këtu. Fillon dita, del në fillim Erion Veliaj. Ja jep ky, mender, një pordhe dhe e transmetojnë LIVE të gjithë televizionet, sepse nuk kanë asgjë tjetër. Televizionet kombëtare e ambalazhojnë me kujdes të madh dhe e japin në edicionet e lajmeve. Mbaron Erion Veliaj dhe del Lul Basha. Nëse nuk është në Bruksel, në Gjermani apo Hollandë, del dhe bën një deklaratë. Ka një sfond të bukur mbrapa dhe flet për përgjimet. Nëse nuk është ai, del Flamuri ose Vokshi. Mbaron kjo. Del pastaj, Edi Rama dhe ha një drekë në një fshat të Përmetit.
Transmetohet e gjithë dreka, ha sallatë, jep sallatë, pi ujë Edi Rama, të gjithë japin këtë gjë. Kur nuk ka drekë, ka dëgjesë publike. Të gjithë këto televizione japin vetëm këto gjëra dhe ka një shok psikologjik vrasës. Nuk ka qenë kështu. Ne kemi qenë në media që në fillim, media ka qenë e politizuar apo gjysëm e politizuar në vitet 90′, por nuk ka qenë kaq vrastare. Nuk ka qenë ky ekzekutim i njeriut. Nuk ka qenë kjo goditje, ky presion psikologjik.
Sipas Rakipit, pas transmetimit të kronikave të gatshme të partive politike dhe propagandës qeveritare, në mbrëmje televizionet shqiptare vazhdojnë agresionin ndaj publiket me emisionet politike. “Pastaj Muçi, dalim ne. Të them të drejtën, unë një herë në javë dal dhe kam shumë frikë. Këtu ka njerëz Muçi, që dalin katër herë në javë. Del ai sfilon si velinë, katër herë në javë bërtet, thërret, flet vetë. Personazhe nga më të çuditshmit, jo vetëm njerëzit që punojnë këtu”.