Loading...

Shkatërrimi i bandës së drogës në Itali, identifikohen shqiptarët e arrestuar

Kanë dalë edhe emrat e të arrestuarve pas shkatërrimit të bandës italo-shqiptare. Siç raportojnë mediat italiane bëhet fjalë për shqiptarin Saimir Sejdini 27 vjeç, Klodian Shehaj 36 vjeç, Danel Gjoci 20 vjeç, Roxhers Nebiu 27 vjeç, Enri Shehaj 25 vjeç.

Sipas prokurorisë italiane, grupi kishte një metodë të veçantë të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Droga që shpërndanin kushtonte 60 euro për gjysmë gram.

Policia përmes një hetimi të gjatë arriti të arrestojë 11 persona, me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Siç raportojnë mediat italiane personat e arrestuar ishin pjesëtarë të një bande kriminale shqiptaro-italiane të specializuar në shitjen e lëndëve narkotike. Përmes operacionit “Miqtë e mi” karabinierët arritën të vinin në pranga 6 shqiptarë dhe 5 italianë.

Në mesin e të arrestuarve është edhe një personazh i njohur i klanit të “Sacra Corona Unita” që vepron në zonën e Salentos.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com