Loading...

Sherr masiv në Shijak, rrihen kunatat me njëra-tjetrën, më pas ndërhyjnë edhe krushqit

Një  sherr mes disa personave ka ndodhur në një familje në Shijak. Mësohet se fillimisht sherri ka nisur mes dy kunatave, ndërsa më pas ka ndërhyrë vjehrri i tyre, i cili ka dhunuar fizikisht nusen e djalit.

Kjo me sa duket nuk është “kapërdirë” nga vajza, e cila ka lajmëruar babanë e saj, njëherazi, krushku i vjehrrit, prej të cilit ajo u rrah. Nga ana e tij, babai i vajzës ka rrahur krushkun, që dhunoi vajzën e tij.

Komisariati i Policisë Shijak

  • Më datë 10. 09. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen D. T., vjeçe 33, banuese në fshatin Shijak, pasi kunata, shtetësia R. S., vjeçe 21, banuese në Shijak, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”.
  • Më datë 10. 09. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen R. S., vjeçe 21, banuese në Shijak, pasi vjehrri, shtetasi R. T., vjeç 58, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”.
  • Më datë 10. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin F. S., vjeç 55, banues në Shijak, pasi në banesë ka ushtruar dhunë ndaj shtetasit R. T., vjeç 58, banues në Shijak. Neni 130/a  i Kodit Penal.
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com