Loading...

Senida Mesi merr postin e lartë, do të përzgjedhë njerëzit që do të emërohen në qeverisje

Edi Rama bën disa lëvizje në kupolën e PS-së, ku thelbi i tyre duket se është emërimi i numrit dy të qeverisë në postin më të lartë që do të përzgjedhë njerëzit që do të emërohen në qeverisje dhe në krye të PS-së.

Senida Mesi është emëruar sekretare për burimet njerëzore, post që nuk ka ekzistuar deri tani në PS, por që ex officio e ka pasur Taulant Balla.

Lëvizja tjetër e rëndësishme në krye të PS-së është afrimi i Arben Pëllumbit, të birit të ish numrit dy të PS-së, Servet Pëllumbi në postin kyç të organizimit, post që deri tani e ka mbajtur Bashkim Fino.

Ky i fundit është vendosur në një post honorifik si numri dy i Asamblesë Kombëtare, një rol që i përshtatet një figure të vjetër dhe mbi palët por jo ekzekutive.

Musa Ulqini, i cili mbante postin e sekretarit për marrëdhiet me koalicionin dhe burimet njerëzore është larguar fare nga kryesia.

Kurse Ilir Beqaj është afruar prapë në kryesi, duke i dhënë postin e Sekretarit Dixhital që e ka mbajtur Alfred Peza.

Ky i fundit, i cili nuk është deputet, tani do të jetë një lloj zëdhënësi i PS-së, që do të mbajë relacionet me mediat dhe shoqërinë civile.

Është afruar Teuta Voda, numri dy i drejtësisë, i cili është “Ministrja e Jashtme” në hije e PS-së si sekretare e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ndërkaq, Petro Koçi, ka hedhur një hap drejt kupolës së PS-së, duke u emëruar zv.sekretar për bashkëqeverisjen, post që do të vazhdojë ta mbajë Erisa Spiropali.

Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi, të cilët kanë poste kyçe në Kuvend; njëri kreu i Komisionit të Ligjeve dhe tjetra nënkryetare e Kuvendit janë kooptuar në kryesi, çka i jep më fuqi vendimarrëse. /Pamfleti

Emrat

Bashkim Fino- zgjidhet nen kryetar i asamblese kombetare te PS; Ulsi Manja dhe Ermonela Felaj zgjidhen anetare te rinj te kryesise se PS; Arben Pellumbi  Sekretar per organizimin; Shpat Kolgega Zv.Sekretar per organizimin; Blerina Gjylameti-Sekretare per org elejtoral

Ermira Rusi zv Sekretare per org elejtoral; Senida Mesi-Sekretar per burimet njerezore; Ilir beqja sekretar digjital; Laert Duraj-Sekretar per emigracionin ; Elisa Spiropali-Sekretare e bashkëqeverisjes

Petro koci zv Sekretar  i bashkëqeverisjes; Bledi Çuci– Sekretar per ceshtjet zgjedhore; Teuta Vodo-Sekretar per marredheniet nderkombetare; Alfred Peza– Sekretar per marredheniet me mediat e shoqeri e civile

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com