Policia e Shtetit finalizon operacioni e përbashkët me Policinë Greke, i koduar “BUTRINTI” duke bërë sekuestrimin e 5 mjeteve lundruese.
Policia e Shtetit bën të ditur falë bashkëpunimit me policinë greke është bërë e mundur të sekuestrohen 5 mjete lundruese dhe arrestohen në flagrancë 4 persona.
Policia e Shtetit mbi bazën e informacioneve tē siguruara në rrugë operative për persona që vidhin mjete lundruese nga fshati Shëndëlli, Sarandë, në grykëderdhjen e lumit “Pavllo”, shërbimet e Policisë si rezultat i operacionit bënë të mundur bllokimin i një mjeti lundrues tip Gomone me mbishkrimin “Highfield”, në të cilin u arrestuan në flagrancë dy shtetasit e mëposhtëm:F.Ll, 17 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Sarandë.A.D., 15 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Sarandė.
Po ashtu, Policia e Shtetit bënë të ditur detajet e operacionit ku shprehet se “Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A.D, u gjet dhe u sekuestrua një mjet lundrues varkë plastike me mbishkrimin “Evinrude”, pa dokumentacion. Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me Policinë Greke, është bërë i mundur arrestimi i dy shtetasve të tjerë shqiptarë në Ishullin e Korfuzit Greqi, të cilët janë kapur në flagrancë duke vjedhur mjete lundruese (skafe):K.P, 17 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli.K.D, 20 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli.
“Nga ana jonë janë bllokuar dhe sekuestruar 2 mjete lundruese:- Gomone “Highfield”, motor “Mërkuri” me 9HP.- Varkë plastike “Evinrude” 25 HP. Ndersa policia greke ka sekuestruar 3 mjete të tjera lundruese në Ishullin e Korfuzit, Greqi”, shprehet Policia e Shtetit.
Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve F.Ll, dhe A.D, iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Vjedhje” parashikuar nga nenet 141/a/2 dhe 134/2 të Kodit Penal. /atsh