Rikthehet për të disatën herë radhazi komedia e mrekullueshme e trupës së teatrit Petro Marko “Në Dorë të Fatit” me regjisor Arben Kumbaro. Një komedi nga Ledian Gjeci që i kalon dimensionet nga ku shihet pastër dhe në mënyrë trasparente e keqja e madhe e ditëve të sotme. Një komedi e arrirë në perfeksion, një ide dhe skenar i jashtzakonshëm, një shfaqje që të përcjellë emocion dhe dëshirë të pafundëme për ta par e ripar për të disatën herë. Aktorët vlonjat, Ilirian Ali, Matilda Avduli, Jorgaq Tushe, Vladimir Abili, Astrit Mamaj, Artan Islami si dhe Margent Caushi i kanë falur publikut vlonjat kënaqësinë e një mbrëmje pushimesh si dhe emocionin e nje komedie ashtu sic i ka hije qytetit të bukur vlonjat. Është kënaqësi të përshkruaj për të disajtën herë atë c’ka dhuronë kjo komedi, por ajo që është më interesante, Trupa e Teatrit “Petro Marko” do te konkurojë në dt 4 Shtator në”Koko Fest”në qytetin e bukur të Korcës, me komedinë “Në dorë të fatit” Jam e bindur se i njëjti emocion, të njëjtat të qeshura dhe buzëqeshje do të falin edhe në qytetin e Korcës aktorët tanë të mrekullueshëm dhe jam po aq e bindur se duartrokitjet do ti thërrasin ata për të disajtën herë në skenë, pse jo ky c’mim të udhëtojë për në Vlorë. Urime regjizorit Arben Kumbaro Trupës teatrale Dhe teatrit “Petro Marko” me drejtues Dhimitraq Furxhiu.
SHKROI: Anila Ahmataj