Lidhur me denoncimin për djegien e mbetjeve të rrezikshme në spitalin e Vlorës, drejtoria e spitalit rajonal Vlorë sqaron opinionin publik si vijon:Spitali I Vlorës nuk kryen procesin e djegjes së mbeturinave spitalore por ky proces kryhet përmes një kontrate ligjore me një kompani të licensuar për trajtimin e mbetjeve spitalore.
Mbetjet spitalore ndahen në burim, depozitohen dhe transportohen sipas ligjit për trajtimin e mbetjeve spitalore.Lidhur me ngjarjen në fjalë, vendi I ekspozuar është rreth 200 metra larg godinës së spitalit në anën verilindore të tij, ku ndahet muri rrethues me lagjen “Partizani”.
Në këtë vend depozitohen VETËM mbeturina urbane dhe nuk ka asnjë rrezikshmëri për pacientët përsa I takon mbetjeve të rrezikshme spitalore.Duke ftuar këdo të mos spekulojë me shëndetin e qytetarëve, sigurojmë edhe një herë pacientët dhe qytetarët që nuk ka asnjë rrezik për shëndetin e tyre.