Loading...

Rama: Xhesila meriton drejtësi, askush s’është mbi ligjin

“Vajza meriton drejtësi dhe mbështes institucionet e drejtësisë t’i shkojnë deri në fund çështjes” ka deklaruar sot, kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat, nga Korça, duke theksuar se askush s’është mbi ligjin.

Pyetjes për rastin e Xhesila Malokut, ku është përfolur edhe emri i dy deputetëve të PS-së, Rama iu përgjigj se “qëndrimi im është ai që ka qenë gjithmonë. Për mua askush nuk është mbi ligjin dhe për Partinë Socialiste askush nuk është mbi ligjin. Në këtë qëndrim se kemi me fjalë, por e kemi materializuar sa herë jemi ballafaquar me fakte”.

“Së pari, jetojmë në një kohë dhe fatkeqësisht në një mjedis ku kjo kohë e mbrapshtë e gënjeshtrës dhe e shpifjes është kthyer në terror informativ për qytetarin dhe mishërohet te partia kryesore e opozitës, që do të thotë se nuk jam këtu t’u përgjigjem akuzave haluçinante, të pabazuara në asnjë fakt që bëhen për mua apo koleg të mi”, tha ai.

“Nga ana tjetër, për sa i përket vajzës mund të  them se së pari Policia e Shtetit ka bërë detyrën në përputhje me ligjin dhe djali i deputetit nuk ka  pasur trajtim preferencial. Për një shkelje të procedurës, oficeri i policisë është pushur nga detyra dhe policia ka kryer të gjithë procedurat dhe e ka çuar çështjen, prokurorisë”, shtoi kryeministri.

Më tej, ai theksoi se  “Së dyti: Vajza e dhunuar meriton vetëm drejtësi dhe inkurajoj dhe mbështes organet e drejtësisë të çojnë çështjen deri në fund. Së treti; Abuzimi i lig me vajzën e dhunuar dhe trasformimin e dramës së saj në një motiv të një lufte politike është një ridhunim i saj nga Partia Demokratike dhe media, analistët të cilat e kanë kthyer vajzën në mish për top të luftës mediatike-politike”.

Së fundmi, tha Rama, dua të siguroj të gjithë se ç’ka ka të bëjë me të drejtën dhe drejtësinë është e panegociueshme për asnjë interes politik të partisë time apo të forcës politike që unë drejtoj.

“Ju të bëni detyrën tuaj,të zbardhni të vërtetën në lidhje me një horr të kthyer në hero në vend që të dënohej nga të gjithë se ka shpërdoruar detyrën dhe e ka përdorur rastin për përfituar azil politik. Nuk do t’i ndahemi këmba-këmbës atij horri”, tha Rama.

I pyetur se ndërsa ekspertiza e vajzës ka treguar se është dhunuar deri në plagosje, pse nuk pati një arrestim siç ndodh me burrat që dhunojnë gratë, Rama theksoi se “së pari arrestimet si bën qeveria dhe kryeministri, se po t’i bëja unë do kishit parë shumë. Është prokuroria që duhet të kryejë deri në fund hetimet dhe të marrë vendimin për ta çuar hetimin drejt gjykimit”.

“Ndërkohë që diskutojmë për këtë çështje po ridhunohet publikisht vajza, jo vetëm nga Partia Demokratike, por dhe nga mediat në këndvështrimin tim. Nga ana tjetër deputeti duhet të hetohet njësoj si gjithë të tjerët, nëse ka implikim në këtë proces. Por fakti është, që askush nuk ka bërë asgjë edhe nëse ka tentuar mbi procesin sepse policia ka respektuar proceduarën. Jetojmë në një sistem se çdokush që mbush moshën 18 vjeç përgjigjet vetë para ligjit, cilido qoftë dhe askush tjetër nuk mban përgjegjësi, veçse ai që është përgjegjës”, tha kryeministri.

“Për mua, theksoi Rama, çështja është e qartë si drita e dielli. Vajza meriton drejtësi dhe të gjithë të duhet të japin  kontributin e tyre në këtë çështje duke ia kursyer ridhunimin në publik dhe përdorimin e abuzimin si mish për top për qëllime politike apo mediatike, po drejtësinë nuk e bëj unë, as media, as PD. Drejtësinë e bën drejtësia. Është prokuroria që bën hetimin dhe pastaj i takon gjykatës të japë vendimin. Ne jemi në anën e vajzës pa asnjë ekuivok dhe për ne askush nuk është mbi ligjin, jo djalë deputeti apo deputet. Ne jemi të barabartë para ligjit”.

“I takon akuzuesve të provojnë se janë përfshirë apo jo deputetë të PS-së janë përfshirë në këtë çështje, nuk më takon mua. Unë thjesht pres përfundimin e hetimit, duke e konsideruar sulmin ndaj Taulant Ballës, përfshirjen e mediave, qoftë dhe me indiferencë ndaj personit të tij, qoftë dhe për arsye tregtare për audiencë në këtë sulm, si një qenëri të neveritshme. Kjo është për mua ajo që i bëhet Taulant Ballës”, tha kryeministri.

Në fund Rama shtoi se “Për sa i përket të atit të djalit, nëse nga hetimi do të ketë një provë të përfshirjes së tij,  atëherë hajde e më pyesni mua se çfarë qëndrimi kam unë”. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com