Ankesat e qytetarëve për një sërë çështjesh kanë marrë përgjigjen e Kryeministrit Edi Rama. Një ndër ta ka qenë edhe qytetari me emrin Eduart për të cilin Rama ka rezervuar një përgjigje të gjatë. Duke iu përgjigjur Eduardit, Rama thekson dhe iu jep përgjigje të gjithë shqetësimeve të qytetarëve për shpërndarjen e librave fals. Sipas Ramës, ruajtja dhe kthimi i librit është një çështje kulture dhe kjo nuk ka të bëjë fare me çështjet ekonomike.
“Që nga rrugët e lënë rrugëve dhe deri tek shtretërit e spitalit pa çarçafë. I kam parë të gjithë reagimet edhe për librat falas. Disa e quajnë hajni, por librat falas nga klasa e parë tek e katërta , dhe vitin tjetër presim të bëjmë deri në klasë të nëntë, nuk është e tillë. Kthimi i librave në fund të vitit nuk është çështje lekësh, por është çështje sjelljeje dhe kulture”. tha fillimisht Rama. Ndërkohë, Rama tregon edhe modelet e vendeve të zhvilluara , të cilat përdorin këtë strategji.
“Këtë i dashur Eduard, shtetet si Suedia kanë këtë strategji. Kjo s’është çështje parash, por çështje klulturash. Libri nuk është për tu ngrenë, as për t’u zhgaravitur”, shtoi Rama. Kreu i qeverisë mes tjerash ka theksuar faktin se sot po jetohet në një periudhë ku të gjithë e kanë harruar librin. “Sot shumë kush e ka harruar librin. Ata nuk stresohen nga nevoja për të mbajtur librat. As nuk ndihen keq se libri është për t’u ndarë me të tjerët. Shkolla jonë po rilind Eduard, gjithnjë e më shumë nxënës të mirë janë të gatshme të shkëlqejnë si këtu, por edhe në vendet ku kanë shkuar”, tha Rama.