Loading...

Qëllohen nga një makinë, ekzekutohet shqiptari, dy të tjerë plagosen

Një shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri mbremjen e kaluar në Shkup të Maqedonisë, teksa ishte duke udhëtuar bashkë me dy të tjerë të ciëlët janë plaogsur. Ngjarja është shënuar në rrugën Franklin Ruzvelt Nr. 63, në Shkup, gjysmë ore pas mesnate.

Personi që ka mbetur i vdekur është identifikuar si Naim Ameti i lindur në vitin 1974 nga lagjja e Çentos ndërsa 2 personat e tjerë janë dërguar me plagë të rënda në Qendrën Klinike Nënë Tereza.

Të plagosur kanë mbetur F.E i lindur në vitin 1999 nga lagjja e Çentos dhe A.P i lindur në vitin 1969.

Ende nuk dihet identiteti i autorëve por policia është vënë në ndjekje të një makine në të cilën supozohet se gjendeshin sulmuesit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com