Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi dje në Gjirokastër, ku një punonjës ra nga një lartësi, dhe për pasojë u plagos rëndë, është arrestuar ixhinieri i firmës së ndërtimit.
Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bënë me dije se pas hekurave ra Sami Babameto, 63 vjeç, me detyrë inxhinier arkitekt, ndërsa u shpall në kërkim shtetasja me inicialet A.B, 57 vjeçe, me detyrë drejtuese punimesh pranë kësaj firme.
Kujtojme se shtetasi I.M, 57 vjeç, banues në Gjirokastër, u rrëzua dje nga skela, nga një lartësi 2.7 metra dhe ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” në gjendje të rëndë për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.