Loading...

Publikoi intervistën e Emiljano Nuhut, ja çfarë i ka ndodhur sot gazetarit Basir Çollaku

Një ditë më parë, gazetari Basir CCollaku publikoi intervistën me nën komisarin Emiljano Nuhu, që solli dhe reagime të një pas njëshme duke e kthyer në një çështje dite, çështjen e djalit të deputetit, Rrahman Rraja.

Ndërkohë sot, Gazetari Basir Çollaku ka bërë publike sot kërcënimet që ka marrë gjatë ditës së djeshme, ai dhe televizioni Shijak që transmetoi videon e nënkomisarit Emiljano Nuhu. Me një status në Facebook, Çollaku tregon se menjëherë pas pjesës së parë të intervistës një telefonatë në Shijak Tv ka lëshuar kërcënime, fyerje e sharje.

Reagimi i gazetarit Basir Çollaku:

Sapo Televizioni Shijak transmetoi pjesen e pare te intervistes se nenkomisar Emiljano Nuhut, qe denonconte kansojen ne zyre ndaj tij te djalit te deputetit Rrahman Raja, ne prani te deputetit Taulant Balla dhe kryebashkiakut Artur Bushi, banda e trazuar nisi nga kercenimet. Nje telefonate vjen ne numrin fiks te redaksise dhe thote: Do tju vrasim, do tju fshijme

Ky eshtë mesazhi mafioz i ardhur ne redaksi. Prokuroria nese eshte vullnetdashese ne zbatim.te ligjit mund te hulumtoje dhe gjeje telefonuesin e bandes kriminale. Ne do te vazhdojme te permbushim misionin tone te fjales se lire.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com