Hajdut me klas, kështu është përkufizuar shqiptari i arrestuar dy ditë më parë në Itali. Shqiptari me nofkën Doktor K, akuzohet për vjedhje të sendeve luksoze dhe pikturave, ndërkohë që ishte i diplomuar në Universitetin Bocconi në Milano
Detaje të reja janë zbuluar për profilin e shqiptarit që u arrestua dy ditë më parë në Itali. 26-vjeçari shqiptar që u arrestua gjatë një postoblloku të policisë, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve në provincën e Lombardisë ishte kthyer njëherë në Shqipëri në vitin 2016 nga autoritetet italiane.
Atij iu gjet në shtëpi një inventar kilometrik i sendeve të vjedhura, si edhe 4 mijë euro, para kesh. Megjithëse mediat italiane nuk e japin emrin e shqiptarit të akuzuar për vjedhje, ai vazhdon të përbëjë lajm, pasi përveç faktit se kishte përfunduar një master në Universitetin e Bocconit, ai ka patur një jetë luksi.
Mediat italiane shkruan se shqiptari kishte një të dashur ruse, 39 vjeçe, e martuar dhe nënë e tre fëmijëve.
Shqiptari bënte festa dhe pushime në Kosta Smeralda, ndërkohë që sendet e gjetura në apartamentin e marrë me qira prej tij, janë të një çmimi shumë të lartë. Atij iu gjet një çantë shpine Skorpion Bay, ku “Dr.K” (nofka e shqiptarit), ku mbante sendet e punës. Dr. K e ka përfunduar Universitetin në Bocconi për Ekonomi Politike, me rezultate të larta, me një italishte të rrjedhshme, por një djalë i heshtur.
Dyshohet se bashkë me shqiptarin vepronte edhe një ish-bashkëpunëtor i tij. Shqiptari ka lindur në Durrës e më pas si shumë shqiptarë të tjerë ka shkuar në Itali, por tashmë ai nuk jeton më me familjen, por vetëm.
Dr.K, sipas detajeve që ka dhënë policia italiane është një mashkull elegant, me një fytyrë të pastër e të bukur, i hijshëm dhe me mirësjellje. Ai kishte krijuar një jetë intensive sociale, nga darkat me miqtë, tek pushimet e luksit me të dashurën e tij ruse, që siç është shprehur ajo në polici, shqiptari i ka paguar të gjitha.
39-vjeçarja, ka thënë se nuk ka dyshuar kurrë se Dr.K ishte hajdut. “Unë nuk kam dyshuar kurrë për të. Ai kishte shumë ora, bizhuteri ari, antike, libra dhe diplomë të lëshuar nga Bocconi.”-mësohet të ketë thënë ajo para hetuesve.
Në listën e sendeve të vjedhura nga shqiptari, janë gjetur 2 lapsa Cartier, 3 Mont Blanc, 4 Parker dhe 2 Ëaterman; 2 orë Rolex dhe një Pequignet; një çakmak Cartier; 4 iPhone; 2 iPad dhe 3 palë syze dielli Persol.
Shqiptari nuk akuzohet vetëm për vjedhjen e sendeve me vlerë si bizhuteri, por edhe për grabitje pikturash shkruna shqiptarja.com.
Në Viale Sarca, janë gjetur letra me shënime, të cilat dyshohet se janë kode të përdorura prej tij. Në muret e apartamentit të tij u gjetën plot 16 piktura me vlerë.
Dr.K, ka patur një përkujdesje për trupin e tij. I shkathët dhe atletik, 26-vjeçari shqiptar, ka një përgatitje fizike që kombinon aftësinë me vetëkontrollin, duke u kthyer në një makinë të përsosur “vjedhjeje”.