Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi se sulmi në provincën Idlib të Sirisë mund të shkaktojë “masakër”. Komentet vijnë ndersa forcat qeveritare siriane po përgatiten për një ofensivë të madhe në rajonin e fundit të kontrolluar nga rebelët.
“Një masakër serioze mund të ndodhë nëse atje hidhen raketa”, tha Erdogan. Ai po ashtu paralajmëroi për rrezikun që luftimet e rënda do të shkaktojnë fluks të madh refugjatësh në Turqi.
Idlibi kufizohet me Turqinë dhe është enklava e fundit e madhe e mbajtur nga kryengritësit që luftojnë presidentin sirian, Bashar al-Asad, forcat ruse dhe iraniane. Këto të fundit kanë luajtur një rol të madh në mbështetjen e Assadit gjatë luftës në Siri.
Mijëra trupa qeveritare dhe luftëtarë aleatë janë vendosur tashmë në zonat që rrethojnë Idlibin.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po ashtu ka paralajmëruar Assadin dhe aleatët e tij kundër “sulmeve të pamatura” në Idlib./REL