Loading...

Prangosen dy hajdutët serialë në Vlorë, ja vjedhjet e dokumentuara

Dy shtetas përfunduan dje në prangat e policisë pasi akuzohen për një seri vjedhjesh në Vlorë.

Të arrestuarit janë Astrit Lushaj 39 vjeç dhe Stiliano Arizi, 34 vjeç, banues në Vlorë.

Dy personat e lartpërmendur u ndaluan nga policia, pasi dyshohet se në lagjen “Ujë i ftohtë” i kanë vjedhur portofolin shtetasit K.B.

Duke iu referuar njoftimit të policisë, rezulton se dy të dyshuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të 4 vjedhjeve të tjera të dokumentuara.

Më konkretisht ata akuzohen se më 29 gusht kanë vjedhur banesën e shtetasit I.D, ku është marrë shuma prej 1500 Euro.

Më 21 gusht, kanë tentuar t’i vjedhin banesën shtetasit E.D.

Më 17 gusht, në banesën e shtetasit B.K, i janë vjedhur 65.000 lekë dhe disa bizhuteri me vlerë.

Më datën 5 gusht, është tentuar të vidhet banesa e shtetasit A.Ç.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, për të zbuluar raste të tjera ku mund të jenë përfshirë, ndërkohë që në ngarkim të tyre materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com