Lufta kundër korrupsionit është duke kaluar nëpër një kuadër ligjor që do të ofrojë sistem të transparencës përmes pavarësisë së garantuar të institucioneve. E ndërsa synohet aplikimi i një legjislacioni transparent dhe profesional, që do të bëjë të pamundur pamundur vjedhjen e shtetit, pushtetarët shqitarë kërkojnë të Vetingohen me kushte. Çfarë kanë bërë këtu e para t’ju falet, ose të hidhet prapa krahëve pa marrë ndëshkim.
Duke komentuar nismën “Vetting në politikë”, juristi Romeo Kara thotë se kjo tronditje do të ndodhë vetëm kur populli të ngrihet në këmbë dhe të flakë jashtë sistemit të korruptuar dhe të inkriminuar.
“Vettingu më i mirë, me i drejti, me reali dhe i më i dëshirueshmi, do të jete vettingu i revolucionit, i organizuar dhe realizuar nga populli, kur t’i vëre fshesen këtij sistemi kriminal politik, kur të shpronesoje deri në qindarken e fundit këta rrugaçe të politikës, kur t’i kthehen popullit të gjitha pasuritë e grabitura apo të dhëna ne koncesion, kur të amendohen parashikimet ligjore rreth parashkrimit fitues që favorizon krimet e këtyre 28 viteve dhe kur në Shqipëri të behet realisht zot populli dhe të vendoset drejtesia.
Asnjë nga politikanët e përmendur nuk ka cipë e moral për të bëre vetting.
Politikanet tanë, mund të ikin, siç edhe po ikin, me paratë tona deri në Indi, të iluminohen dhe vettingohen poshtë e larte dhe shpirterisht, me metodat e Gurmeet Ram Rahim Singh, por përsëri do t’a kalojne atë, që kanë me shumë tmerr, gjyqin hakmarrës të këtij populli”, shkruan Kara.
Shembulli është dhënë nga Rumunia dhe Krocia, mjafton që populli ynë ta ndjekë.