Loading...

Plas skandali, Hotel “Plaza” në Tiranë përgjon, filmon dhe incizon klientët në çdo mjedis

Hotel “Plaza”, që ti hipën për kafe e gjumë në qiell, mund të të “fusë edhe nën dhè”, duke ta bërë “CV” vetëmë me një vizitë brenda këtij hoteli. Këtë “paudhësi” të bosëve të këtij hoteli, e ka zbuluar qysh në muajin prill 2018, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Paçka, se qysh prej nisjes së aktivitetit, hotel “Plaza-Tirana”, konsiderohet si qendër e qetë dhe e sigurtë, pa “sy e pa vesh”, ku mund të bësh takime e relaks intim, pazare të politikanëve, shtetarëve, biznesmenëve  e kriminalëve “VIP” dhe si rezidencë luksi, për diplomatët e huaj, raporti hetimor, i firmosur nga Krye-komisioneri të dhënave personale, Besnik Dervishi, vërteton se Hotel “Plaza” në qendër të Tiranës, qenka kthyer në qëndër përgjimi, tamam si hotel “Dajti” në kohën e Sigrumit të Shtetit, duke filmuar e incizuar klientët edhe në “WC”.

Ja çfarë thotë raporti sekret, i hetimit zyrtar, që ka kryer Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale:

Në zbatim të Urdhrit Nr. 108, datë 23 .03.2018, u krye hetim administrativ, pranë subjektit Hotel “Plaza Tirana sh.a”, pas një serie dyshimesh dhe denoncimesh, të bëra nga klientë, kontarktor e punonjës të këtij hoteli, lidhur me cënimin e intimitetit të të tyre, duke i filmuar e regjistruar, gjatë kohë së punës, gjatë bisedave konfidenciale ose frekuentimit të mjediseve, të këtij hoteli.

Sipas proces-verbalit të datës 11.04. 20-18, për faktet e dala, nga hetimi i kryer në hotel “Plaza Tirana sh.a”, rezulton se ky biznes, me frekuenim të personave e grupeve klientë “VIP”, ka instaluar sistem video-survejimi, të tipit “CCTV”, me kamera të thjeshta dhe cilësore “4K”, me rreze 360 gardë, të cilat vrojtojnë çdo skutë të mjedisit, brenda e deri në 300 metër distancë, jashtë hotelit.

Po çfarë ndodh në këtë hotel? Çfarë bëhet me këto survejime audio-video dhe me të tjera  “punë” sigurimsash?

Sipas raportit të plotë zyrtar, që disponon “PAMFLETI”, vendimin e të cilit po e publikojmë sot, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, pas një hetimi të posaçëm, ka zbuluar skandalin e rëndë, të përgjimeve të paligjshme e ilegale, që bënë “dega e punëve të brendshme” e këtij hoteli, me pronarë “Naçët” e grekëve dhe shërbestarët e berishëve, metëve e ramëve.

E si të mos mjaftonte përgjimi që bëhet në sauna, kafene, restorante, holle, kthina, salla konferencash, palestra, zyra, salla aerobie, dhoma gjumi, suita, parking e kudo, 12 “hafijet” e këtij hoteli, që paguhen vetëm si “staf shtëpie me gjethe”, për regjistrim, grumbullim, përpunim e bërje gati, të dhënash personale për këdo që futet, fle, bën qejf nate e dite, pi kafe, argëtohet, stërvitet e intimizohet në mjediset këtij hoteli.

Ja çfarë thotë raporti hetimor i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, fiormsour e vulosur nga kryetari Besnik Dervishi:

– Mbikëqyrja, nëpërmjet sistemit të video-survejimit (CCTV), e ambienteve si palestra force, palestra aerobi, korridoret dhe mjediseve tjera të pushimit e qëndrimit, brenda dhe jashtë hotelit, përbën shkelje.

– Kontrolluesi (survejuesi) Hotel “Plaza”, nëpërmjet këtij rrjeti survejimi, mbledh dhe përpunon të dhëna “imazhe-video”, të klientëve e punonjësve të tij.

– Stafi i hotel “Plaza”, kryen dhe mbledhjen e të dhënave sensitive (grup gjaku) dhe kjo përbën shkelje të rëndë.

Pas zbulimit të këtij skandali, Krye-komisioneri, Besnik Dervishi, ka urdhëruar pronarët e Hotel “Plaza Tirana sha.a”, të ndërpresin urgjent, veprimtarinë survejuese me filmime, video, fotografi e marrje grup gjaku, duke i lënë këtë ultimatum zyrtar:

  1. Hotel “Plaza Tirana”, të shkatërrojë të dhënat personale “imazhe video”, të punonjësve e klientëve, të grumbulluara nëpërmjet sistemit të video-survejimit (CCTV).
  2. Hotel “Plaza Tirana”, të shkatërroj, të dhënat “sensitive” (grup gjaku), që ka mbledhur për punonjësit dhe këdo tjetër.
  3. Brenda 15 ditëve, këto detyrime, të jenë realizuar, në të kundërt, do të veprohet me gjobë, ose me denoncim publik.

SHENIM: Po cilët janë përgjuar? Si, ku dhe përse janë përdorur këto të dhëna? A është pjesë e këtyre survejimeve, ndonjë “lajm nga qytetari digjital”, apo nga “Nuk keni parë gjë akoma”?!

Në vijim, do publikojëm raportin e plotë dhe fakte tronditëse, nga qendra e përgjimeve në këtë hotel, që mund të quhet hotel “Dajti” i “rilindur”, prej treshes Rama, Berisha, Meta, menaxhuar, nga bosët e këtij hoteli edhe për interesa të tyre…/Pamfleti

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com