Pushimet e parashikuara për 15 ditëshin e dytë të shtatorit duket se janë të destinuara të dështojnë ose të jenë më të shkurtra seç e keni parashikuar, pasi motin do t’iu surprizojë.
Fillimi i kësaj jave që përkon edhe me nisjen e vitit të ri shkollor do të sjellë reshje shiu, kryesisht në ekstremet Veri-Juglindje, ndërsa më pak të rrezikuara do të jenë zonat Lindore dhe Qendrore.
Ndërkohë për ditën e sotme, moti paraqitet i kthjellët, me vranësira kalimtare. Vranësirat do të jenë më të theksuara gjatë pasdites në ekstremet veri dhe verilindje. Në orët e mbrëmjes priten edhe rrebeshe afatshkurtër shiu, kryesisht në zonat malore.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
-Në bregdet: 18 / 32 °C
-Në zonat e ulëta: 17 / 30 °C
-Në zonat malore: 12 / 26 °C.
Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë në orët e mesditës, sipas IGJEUM.