Ishte nje mesuese e thjeshte qe shkonte ne mesim tek nxenesit e saj e mbushur plot pasion dhe dashuri.
E diplomuar dhe me master profesional me nota maksimale.
E emeruar me vendim nga organet e larta drejtuese arsimore te rrethit…
Ajo ne canten e saj mbante krahas ditarit te punuar me kujdes dhe perkushtim edhe nje vegel me gure diamanti per te prere xhamat,silikon per izolim, nje cekan te vogel, gozhde te vogla, meter muratori, pinca elektrike dhe nastro izolant elektrik, e tj, e tj
Pas mesimit ajo priste xhamat nga klasat qe ishin jashte funksionit dhe i vendoste ne klasen e saj, cak e cak me cekic, i izolonte nga anet per te mos futur eren e ftohte dhe shiun ne dimer. ”Zogjte’ e saj donte ti mbante ngrohte si ne gji”..Pas mesimit ajo vendoste ne muret e klases shkronjat e dores dhe te shtypit te cilat i blinte me leket e rroges se saj si cdo mjet tjeter shkollor qe i mungonte klases se saj ..
Pas mesimit ajo vendoste te gjitha ilustrimet qe i duheshin per oret e ardhshme …Pas mesimit ajo vendoste tylet dhe vazot me lule te cilat i sillte nga oborri i shtepise se saj
Pas mesimit ajo bashke me te shoqin vendosen nje dere per tualetin e shkolles qe deri atehere ishte jashte funksionit ..
Pas mesimit ajo me te shoqin benin kilometra me makinen e tyre familjare per te cuar edhe nje bolJer uji mbi tualetet e shkolles .
Pas mesimit ajo mbushte fugonin me vazo me lule per te krijuar nje ambjent te rehatshem per syrin !
Pas mesimit ajo kujdesej per siguresat e energjise elektrike te cilat i kishin telat te zhveshur per t’i nastruar dhe izoluar!
Pas mesimit koleget e saj te vendosura mbi takat e larta te kepuceve rregullonin pak minifundin aty tek qemeri per ta ngritur edhe nje gisht me lart!
Pas mesimit vjen nje urdherese se duhet te bashkoheshin klasat per numrin e ulet te nxenesve ”suprimim vendi i punes”!
Pas mesimit ajo shkon ne drejtorine arsimore per te kerkuar nje spiegim , ku i thone se do te te trasferojme ne nje shkolle tjeter! .
Pas mesimit ne shkollen tjeter vjen nje urdherese se ishte bere nje ”gabim” nga keto ”gabimet politike” ndoshta dhe se aty do te emerohej nje mesuese tjeter !
Pas mesimit ajo informohet se duhet te kete ”licencen” sipas ”reformave te reja arsimore”!
Pas mesimit ajo hodhi nje veshtrim kritik perrreth ku vuri re se askush nuk e kishte kete ”licence fantazme” te re!
“Pas mesimit” ajo me nje impenjim te rrepte nga ato qe vetem ajo i detyronte vetes e fiton kete LICENCE me piket maksimale!
“Pas mesimit” nga organet e ”larta ” asaj i behet e ditur se duhej te zinte perseri radhet e pambarimta dhe te padrejta te pseudo ”portaleve” nga e para njesoj si studentet e reja te cilat nuk kishin eksperience pune!
“Pas mesimit” asaj nuk i premtonte me koha per te pritur pas kangjellave te politikes vendin e humbur te punes!
“Pas mesimit” ajo u nis ne emigracion per te mbijetuar femijet e saj !
“Pas mesimit” ajo uron sot te gjithe mesuesit me,dhe pa licence …
SUKSESE ne kete Vit te Ri Shkollor.
“Pas mësimit” ajo uron të gjithe ish nxenesit e saj , nje vit te suksesshem mesimnxenie!
JEPNI PER NXENESIT ATE QE DO TE DONIT PER FEMIJET TUAJ.
DASHURI PER JETEN
DASHURI PER FAMILJEN
DASHURI DHE RESPEKT PER MESUESIT PRIND
DASHURI PER DIJEN
DASHURI PER SHKOLLEN
Me respekt dhe dashamiresi per te gjithe mesuesit qe e kane kthyer profesionin ne pasion;
Zamira Agalliu. ” pas mesimit”