Loading...

Pas emigrantëve, vlen alarmi për sëmundjen e rëndë në Itali

Refugjatët janë kthyer në shqetësim të madh për të gjithë vendet e Bashkimit Europian, por kryesisht Italia po përballet me një valë të pandalshme.

Për këtë, ajo që po shkakton situatë të vështirë lidhet me dyshimet se refugjatët mund të kenë edhe sëmundje të ndryshme, të cilat mund të jenë ngjitëse për popullsinë.

Ndërkohë, ka folur edhe ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, i cili përmes një posti ka theksuar faktin se ka disa refugjatë, që mund të jenë të prekur nga turbekulozi.

Ai shkruan për një rast që dyshohet për turbekuloz, ndërsa shtron pyetjen alarmuese se sa të tillë mund të jenë të prekur nga kjo sëmundje.

Por menjëherë pas deklaratave të Salvinit, ka ardhur edhe reagimi nga Shoqërisë Italiane të Mjekësisë dhe Migracionit, e cila thekson faktin se gjendja s’është alarmante, por e gjitha është nën kontroll të plotë, raporton repubblica.it.

“Ne kemi konstatuar se shërbimi i kujdesit shëndetësor i ka filluar tashmë të gjitha procedurat e duhura, duke filluar kontrollet specifike për njerëzit që kanë qenë në kontakt me këtë person në ditët e fundit, por gjithçka është në rregull”, thuhet në reagim.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com