Vlorë Policia ka proçeduar në gjendje të lirë shtetasin L.Gj, 68 vjeç, banues në Orikum.
Proçedimi penal ndaj tij filloi për shkak se më datë 26.09.2018, në pronën e tij pranë vendit të quajtur “Bashamato” Orikum, ky shtetas i ka vënë zjarrin disa barishteve por për shkak të erës së fortë, zjarri është përhapur duke djegur një sipërfaqe prej 32 m2.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” neni 151 i Kodit Penal