Loading...

Oriku/ Azizaj: Këtë sezon jemi më të fortë. Do ja marrim tre pikët Tomorrit.

Renalado Azizaj eshte mesfushori i Orikumit dhe prej 5 vjetësh eshte pjesë e ekipit bregdetar. Me golat e tij ai ishte një nga protagonistët kryesor, të ngjitjes të Orikut në kategorinë e parë. Edhe këtë sezon Azizaj, do ta niste me gol që në ndeshjen e parë të kampionatit përball Elbasanit.

Në një intervist për SKY VLORA Azizaj shprehet i bindur se ekipi i këtij sezoni ka është më i fort se ai vjetëshmi. “Ky sezon për mua dhe për ekipin është shumë rëndësishëm nga ai kampionatit të kaluar nga shumë faktorë, pasi luajmë një kategori më lart dhe me ekipe të cilat kanë traditë në kampionatin Shqipëtar.Përsa i përket skuadrës për këtë sezon, mendoj se jemi akoma dhe më të fortë se ai sezonit të kaluar.Klubi bëri përfocime cilësore nga U-19 e Flamurtarit dhe lojtar nga superliga,jam i bindur se me këtë grup Oriku, do jemi protagonist dhe jo kalimtarë në këtë kampionat.” – u shpreh fillimisht mesfushori vlonjat.

Në debutimin e tij në kategorin e parë mesfushori Azizaj, do realizonte dhe një gol në takimin e parë përball Elbasanit. Për SKY VLORA ai do shprehej: “Jam i kënaqur që e nisa me gol kampionatin, kjo më ka sjell gjithmon fat mua dhe ekipit sa herë që shënoj gol. Dëshira ime është të shënoj gjithmon megjithatë kryesore është ecuria ekipit në kampionat. Kemi dy ndeshje në transfert të vështira si ajo në Kup ndaj Kukësit dhe në kampionat përball Tomorit. Ne do të përpiqemi të marrin pikët maskimale në të dyja ndeshjet por per skuadrën objektivi krysorë mbetet kampionati” – përfundoji mesfushori i Orikut Renaldo Azizaj. SKYVLORA

Rezultatet e ndeshjeve per Javen e Trete

Ndeshjet e Javes se Katert

 

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com