Detaje të reja mësohen nga operacioni i madh policor në Nikël të Krujës. Pas rrethimit të fshatit me blinda, mësohet se snajper janë vendosur në pikat kyçe.
Policia, FNSH dhe RENEA ndërkohë kanë kontrolluar shtëpitë e disa personave me precedentë penalë kryesisht nga fisi Haka e më tej dhe kanë shoqëruar 6: Marenglen Hakën, Bedri Hakën, Durim Bamin, Valter Bamin dhe Ylli Cangun. Në banesat e këtyre personave janë gjetur armë dhe drogë.
Në pranga është vënë Fatmir Haka, i njohur me nofkën Tuku dhe kryetar i Grupit të NIklës, grup që akuzohet për një sërë krimesh.
Operacioni ka nisur në orën 5:00 të mëngjesit i udhëhequr nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.