Loading...

Operacioni “Mesnata”, Policia e kap mat vlonjatin, çfarë iu gjet me vete

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Midnight” (Mesnata) duke arrestuar një 36-vjeçar që lëvizte me automatik. Sipas të dhënave zyrtare, në pranga ka përfunduar Edison Rexho, banues në Vlorë.

Në kuadër të planit të masave për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Seksioni për Krimet pranë Komisariatit të Policisë Vlorë ka bërë të mundur arrestimin e këtij shtetasi në lagjen “28 Nëntori” në rrugën pranë vendit të quajtur “Ish-Shtëpia e Oficerave”, ku në momentin e kapjes në flagrancë, Edison Rexho ka hedhur në tokë një armë zjarri tip Automatik model 56, të cilën e posedonte pa leje.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
– 1 armë zjarri automatik model 56,
– 1 krëhër i mbushur me 10 fishekë të kalibrit 7.62 mm, të cilin e mbante pa leje.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake, armëve shpërthyese dhe municionit”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com