Loading...

Nuk mori pjesë në aktivitetin për Azem Hajdarin, Jozefina Topalli thyen heshtjen e gjatë, publikon pas mesnate foton

Ish-deputetja e PD Jozefina Topalli, një nga figurat qendrore të kësaj partie, është komentuar së shumti dje, për faktin që mungoi në ceremoninë përkujtimore të 20-vjetorit të vrasjes së pishtarit të demokracisë, Azem Hajdari.

Topalli nuk reagoi as në rrjetet sociale por më në fund duket se ka thyer heshtjen e gjatë. Mbrëmë pas mesnate, Topalli ka publikuar një foto të hershme me Azemin, të dy të buzëqeshur.

Ish-deputetja ka zgjedhur mos bëjë asnjë koment për këtë foto që gjithsesi është tejet domethënëse dhe të bën të reflektosh për atë që ishte PD dje dhe për atë që është sot.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com