Në zbatim të ligjit Nr. 106/2017, për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin 9632, datë 30.10.2016, “Për sistemin e taksave vendore” , të ndryshuar, në mbështetje të neneve 78, 83 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave dhe miratimin e Kuvendit të Shqipërisë, bazuar në ndryshimin e nenit 22 “Taksa mbi ndërtesat”, Ujësjellës Kanalizime Vlorë, njofton përjashtimin nga taksat mbi ndërtesat, të disa kategorive.
1. Ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që përfitojnë pension pleqërie, ose pension social, që janë me banim në fshat ose në qytet, kur familja përbëhet vetëm nga pensionistë.
2. Ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike.
3. Banesat sociale në pronësi të bashkive.
4. Pasuritë e paluajtshme –ndërtesa, pronë e subjekteve juridike ose fizike, që në bazë të marrëveshjeve me bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale.
Për kategorinë e pensionistëve të cilët janë përjashtuar më parë nga taksat e pastrimit, ndricimit dhe gjelbërimit, bëhet automatikisht nga sistemi, përjashtimi nga taksa e banesës.
Theksojmë se përfituesit duhet që të jenë:
1. Kryefamiljarë të vetëm.
2. Me bashkëshortët në pension apo ndihmë ekonomike.
3. Pa persona madhorë dhe të aftë për punë në certifikatë familjare.
Dokumentet që duhet të dorëzoni pranë zyrave të Ujësjellës Kanalizime Vlorë:
1. Fotokopje e kartës së identitetit.
2. Fotokopje e faqes së parë të librezës së ujit.
Faleminderit për mirëkuptimin!
Ujësjellës Kanalizime Vlorë