Loading...

Ngjarje e rëndë në Lezhë, daja dhe nipi humbin jetën duke punuar për hapjen e një pusi

Ky është pusi ku humbën jetën daja dhe nipi në Lezhë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Torrovicë. Viktimat janë Martin Gjonaj dhe Marjan Ndoci, 35 dhe 21 vjec.

Ata po punonin për hapjen e një pusi për të siguruar ujë. Banorët kanë tentuar vetë të futen në pus për t’i nxjerrë por ka qenë e pamundur. Forcat zjarrfikëse mbërritën me vonesë.

Ndërkohë nuk dihen ende rrethanat se si daja dhe nipi humbën jetën. Policia ka nisur hetimet për ngjarje.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com