Një ngajrje tronditëse ka shokuar këtë mbrëmje mbarë opinionin publik, teksa një baba ka abuzuar seksualisht për 16 vite me radhë me vajzën e tij, duke e lënë dhe shtatzënë.
Babai monstër, 61-vjeçari Qirjako Nakuçi, është arrestuar nga Policia e Tiranës, pas denocimit të bërë nga vajza e tij 25-vjeçare. Kjo e fundit ka rrëfyer ngjarjen e kobshme te murgeshat, teksa ka thënë se është përdorur seksualisht nga i ati për 16 vite me radhë, që kur ka qenë e mitur.
Si ka nisur historia e abuzimit?
Mësohet se 61-vjeçari Q. N. është divorcuar nga bashkëshortja e tij në vitin 2002, dhe 3 fëmijët e çiftit, dy vajza dhe 1 djalë qëndruan me babain e tyre, asokohe 45 vjeç. Ata jetuan në Tiranë, dhe sipas denoncimit të vajzës, babai ka nisur abuzimin me vajzën e madhe, që në moshën 9-vjeçare. Ata jetonin në një dhomë, të cilën e kishin kthyer në banesë dhe sipas kallëzimit të vajzës, sot, 25 vjeçe, babai ka kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë.
Vajza, kohët e fundit, ka treguar gjithçka te murgeshat, njëra prej tyre, ka nxitur vajzën të bëjë edhe denoncimin në polici. Babai është arrestuar menjëherë nga policia e Tiranës, dhe ka pranuar abuzimin me të. Vajza gjithashtu ka treguar se në moshën 19-vjeçare, i ati e ka lënë shtatzënë dhe më pas e ka abortuar. Pas martesës së vajzës së vogël, 25-vjeçarja e abuzuar nga babai, jetonte bashkë me të.
Ajo ishte larguar nga shtëpia dhe i ati e kishte denoncuar si të zhdukur. “Shqiptarja.com” ka mësuar se babai ka shpërthyer në lot në polici dhe i ka kërkuar falje vajzës. 61-vjeçari ndodhet në paraburgimin e Tiranës dhe ndaj tij, janë ngritur 3 akuza, të cilat janë marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me personat në gjini ose nën kujdestari, marrëdhënie seksuale me të mitur dhe dhuna në familje./korrieri