Loading...

Ngarkesa 1.5 ton, gjykata greke jep 50 vjet burg për trafikantët shqiptarë të drogës

Gati gjysëm shekulli dënim me burg dhe gjoba mijëra euro janë dënimet e dhëna nga gjykata e Pireut këtë të martë për një grup trafiku ndërkombëtar droge, pjesë e të cilës ishin edhe shqiptarë. Në prill të një viti më parë, u sekuestrua një sasi prej rreth 1.5 ton drogë.

Sipas prokurorisë greke, më 7 prill 2017, anëtarët e organizatës kishin shkarkuar ngarkesën e drogës në bregdetin italian dhe u kapën pas një ndjekjeje në ujërat e Greqisë. Ndjekja u realizua me anije, helikopterë dhe pjesëmarrjen e snajperëve. U shënuan edhe të shtëna me armë zjarri. Në fund, tre skafistë shqiptarë u arrestuan. Sipas autoriteteve italiane, vlera e ngarkesës së drogës arrinte në 10 milionë euro.

Bisedat e transkriptuara të autorëve të përfshirë në dosje konfirmuan pjesëmarrjen e tyre aktive në trafik.

Dënimet e dhëna nga gjykata penale 3-anëtarëshe e Pireut

– Si drejtues të grupit, gjykata e Pireut tregoi dy shqiptarë, baronë të trafikut të drogës, të cilët u dënuan me 23 dhe 24 vjet burg dhe 100,000 euro dhe 250,000 euro respektivisht.

– Tre shqiptarë të tjerë, të cilët ishin në bordin e gomones që shkarkuan drogën në Itali e më pas u nisën drejt Greqisë. Dy prej tyre u dënuan me 14 vite burgim, ndërsa një tjetër me 13 vite burgim. Pas shlyerjes së dënimit, do të deportohen në Shqipëri. (Emrat e tyre nuk bëhen me dije nga raportimet e mediave greke).

Siç raporton “Zougla”, të pandehurit i shpëtuan dënimit përjetë, vetëm sepse më parë nuk rezultuan të përfshirë në aktivitete kriminale.

– Një avokat i njohur në Pire u shpall fajtor si bashkëpunëtor dhe u dënua me 14 vjet burgim dhe një gjobë prej 70,000 euro.

– Një nga dy prej vëllezërve grekë të arrestuar në vrazhdën e hetimeve, biznesmenë në Athinë, u dënua me 13 vjet burg me një gjobë prej 60,000 euro. Vëllai i dytë u lirua.

– Shtetasi i katër grek, i cili u arrestua dhe ishte një operator vinçi i angazhuar në transferimin e anijeve, u dënua me 13 vite burgim me një gjobë prej 60,000 euro.

Trafikanti shqiptar që bënte bamirësi

Anëtarët e grupit u angazhuan në transportimin madhe të sasive të mëdha të narkotikëve midis Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë, me qëllim lëvizjen e tyre të mëtejshme në Evropë, u tha në gjykatë.

Avokati i një prej shqiptarëve të dënuar, tha se klienti i tij është i angazhuar edhe në filantoropi.

Michalis Dimitrakopoulos, theksoi se klienti i tij ndihmon financiarisht fondin filantropik të famullisë në Amphiali, një vendstrehimi për fëmijë në Ampelokipi, Selanik dhe Klubin e bamirësisë “Elpida”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com