Loading...

Nga Shefqet Kastrati te Vilma Nushi, zbulohen emrat e biznesmenëve që Basha do t’iu sekuestrojë pasuritë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë sot një hap serioz lidhur me akuzat e pafundme që bën ndaj qeverisë, teksa shprehet se është e kapur nga oligarkët e kriminelët, duke u bërë më i besuar dhe mbi propozimin e tij për Vettingun në politikë.

Basha ka folur sot me emra, teksa ka shpalosur idetë e tij për “Çlirimin e ekonomisë nga oligarkët”. PD ka hartuar edhe një listë se kë cilëson ajo si biznesmenët më të mëdhenj që kanë përfituar para publike nga Rama, duke i kushtuar xhepave të shqiptarëve plot 2,2 miliardë euro.

Ata sipas PD janë: Vilma Nushi – përfituese e koncesionit të Check-Up it (120 milionë euro);

Shefqet Kastrati dhe Pëllumb Salillari – përfituesit e koncesionit të ndërtimit dhe mirëmbajtes së rrugës Milot- Morinë;

Shkëlqim Demir Fusha – përfituesi kryesor nga Ligji për prishjen e Teatrit Kombëtar

Klodian Zoto – përfitues i koncesioneve të ndërtimit dhe menaxhimit të inceneratorëve të Tiranës (128 milionë euro), Fierit (28 milionë euro) dhe Elbasanit (22 milionë euro);

Bashkim Ulaj – përfitues i koncesionit të ndërtimit të rrugës Tiranë- Thumanë- Vorë (225 milionë euro);

Idajet Ismailaj – përfituesi i ndërtimit të stadiumit kombëtar dhe kullës 24-katëshe;

Gentian Sula – përfitues i koncesionit të kontrollit të instrumenteve matës të karburantëve dhe gazit të lëngshëm;

Arjan Leskaj – përfitues i ndërtimit të hekurudhës Fier- Ballsh- Vlorë Edmond Bego – përfitues i lejeve minerare në Elbasan;

Rrok Gjoka – përfitues i ndërtimit dhe menaxhimit të Rrugës së Arbrit (268 milionë euro);

Ilir Rrapaj – përfitues i koncesionit të sterilizimit (77 milionë euro);

Jani Karathano – përfitues i koncesionit të shërbimeve laboratorike (104 milionë euro);

Por përpos listës së emrave që kanë përfituar sipas PD në mënyrë të parregullt nga PPP e Koncesionet dhe çmimeve se sa është fatura ekonomike e këtij dëmi, PD ka treguar edhe se ç’do të bëhet në të ardhmen për të sekuestruar pasurinë e vënë në mënyrë të paligjshme të këtyre oligarkëve.

Ajo parashikon disa amendime në ligjin Anti Mafia që u lënë barrën e provës këtyre biznesmenëve të tregojnë se si i kanë bërë paratë. Në të kundërt ata do të përballen me sekuestrimin e pasurive.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com