Loading...

Në moshë janë ende fëmijë, por dy vlonjatët njihen si ekspertë të vjedhjeve të…

Ata janë ende adoleshentë dhe në moshë të mitur, por janë profesionistë për të vjedhur kartat bankare. Dy femije, 13 dhe 14 vjecare nga Vlora jane zbuluar si autore te nje vjedhjeje te ndodhur ne Fier, ku ata se bashku me njeri tjetrin i vodhen nje gruaje 40 vjecare canten me parate dhe dokumentet qe kishte brenda. Policia e Vlores ben me dije se nga kontrolli ne banese, dy personave i jane gjetur parate, dy pasaportat dhe karta e bankes se gruas qe i vodhen canten.

Njoftimi i policisë/ Finalizohet operacioni i koduar “SHËTITËSIT”. Operacion në kuadër të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë. Gjatë kontrolleve dhe shoqërimeve të personave të dyshuar për vjedhje, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur në datë 01.09.2018 në qytetin e Fierit ku në lagjen “1 Maj” Fier, dy shtetas i kanë vjedhur çantën shtetases V.Ll, 40 vjeçe.

Nga kontrolli i banesave të këtyre shtetasve, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e lekëve të vjedhura dhe sendet e tjera që ndodheshin në çantë: – 659.000 lekë të reja, – 2 pasaporta, 1 kartë ID, 1 kartë banke dhe sende të tjera në emër të shtetases V.Ll. Veprimet proceduriale të mëtejshme në lidhje me personat e dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasit K.B, 13 vjeç dhe R.L, 14 vjeç, të dy banues në Vlorë, do kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com