Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në qytetin e Librazhdit.
Dy hajdutë janë afruar me makinën e tyre tip “Benz” pranë banesës së një 38-vjeçari në tentativë për t’i vjedhur këtij të fundit makinën.
Por shtetasi me iniciale B.Gj, banues në lagjen 2 të qytetit ka pikasur dy hajdutët dhe ka dalë menjëherë jashtë.
Në këtë moment të dy hajdutët janë larguar nga vendi i ngjarjes duke lënë pas edhe makinën e tyre po e markës “Benz”.
Makina e hajdutëve është sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.