Mediat italiane kanë publikuar pamjet e ndjekjes dhe kapjes së një skafi, ku u sekuestruan mbi 1.7 ton drogë dhe u arrestuan dy shqiptarë.
Sipas “Guardia di Finanzia-s”, operacioni i sekuestrimit të gomones me drogë është ekzekutuar nga reparti ajor detar i financës italiane të rajonit të Puglias, Molisses e Abruzzos me mbështetjen e mjeteve ajrore të operacionit “Themis 2018” të asgjësisë europiane Frontex, dhe nën drejtimin e Drejtorisë Operative të Financës italiane në Pratica di Mare të Romës.
Mësohet se gjatë natës, rojet bregdetare italiane në provincën e Foxhias kanë pikasur në ujërat ndërkombëtar një gomone që lundronte me shpejtësi të madhe drejt brigjeve italiane. Në bordin e mjetit ishin të dukshme pakot me ngarkesë të dyshimtë.
Sakaq, mjetet lundruese të forcave italiane janë vënë në ndjekje të gomones, por skafistët nuk i janë përgjigjur urdhrit të ndalimit, por janë përpjekur të largohen duke shtuar shpejtësinë, dhe duke hedhur në ujë disa prej pakove që kishin në bord.