Dy të rinj janë të zhdukur prej dy muajsh ne qytetin bregdetar të Vlorës. Denoncimi në polici është bërë nga prindërit e dy të rinjve të cilët thonë se prej dy muajsh nuk kanë asnjë kontakt me fëmijët e tyre.
Dy të zhdukurit janë Ervis Troqe dhe Albano Xhaferri të cilët ishin shokë me njëri-tjetrin. Ervis Troqe është zhdukur disa ditë pas Albano Xhaferrit.
Prindërit i bëjnë apel policisë që të gjejë dy djemtë, pasi nuk e dinë fatin e tyre.