Ditën e sotme në kuadër të dixhitalizimit, janë ndërprerë zyrtarisht transmetimet analoge në Tiranë dhe Durrës dhe kjo situatë i ka kapur qytetarët të papërgatitur. Mjaft qytetarë janë shprehur se kjo situatë i ka gjetur të painformuar.
“Mos të ja shohim surratin asnjë politikani, qoftë majtas qoftë djathtas. Dua të shoh një film nuk dua t’ia shoh surratin atyre. Hajdutët ku do i marrin lekët ata. Do i heqim lekët nga blerja e bukës. Do e marr për nipërit dhe mbesat”, janë shprehur qytetatët.
Ishte AMA ajo që njoftoi para pak ditësh fikjen e transmetimeve analoge më 10 shtator, ndërsa qytetarët janë ende të surpizuar nga lajmi. Tashmë shumë qytetarë apo familjarë për të ndjekur kanalet televizive në frekuencat dixhitale duhet të pajisen me dekoder, nëse kanë televizor të vjetër.