Loading...

“Mos më përplasni se jam gjynah”. Klithma e fëmijëve që i refuzon mësuesja dhe shokët

Emisioni “Stop” është ndalur në familjen Shima, ku varfëria është ekstreme. Kryefamiljari u shpreh: “Me netë kanë ndenjur pa bukë. Nuk ka prind në botë që ta marrë fëmijën dhe ta fusë me kokë në kazanin e plehrave. Nuk kam mbështetje tjetër se po të kem edhe unë e lej fëmijën. Me të vërtetë nuk di të shkruaj, të lexoj, por një punë për mua nuk e ka shteti”?

Ndërsa fëmijët thanë se i keqtrajtojnë në shkollë dhe se askush nuk do të rrijë me ta.

“Pa ngrënë dhe pa pirë dhe shokët më shajnë ‘zhuls’! Mua më vjen shumë keq, edhe babi është shumë keq…”, rrëfeu mes lotësh njëri prej djemve.

“Do bëjë Zoti mirë…”, iu përgjigj i ati i përlotur.

Fëmijët treguan se verën e kaluan duke mbledhur kanaçe, pasi detin nuk e kanë parë me sy.

‘Mua më përplasnin në tavolinën e shkollës. U thosha mos më përplasni se jam gjynah. Edhe mësuesja më kapte nga veshi. Në bankë jam vetëm se nuk më ul mësuesja me shokët. Unë kam qejf të luaj me shokët, por ata nuk pranojnë…”, rrëfeu i vogli i familjes Shima.

Ai ka vendosur të mos shkojnë më në shkollë për të mos u përballur më me bullizmin e vazhdueshëm.

Ëndrra më e madhe për Gëzimin, Arbenin dhe Ergysin është të ngopen me bukë, të kenë një shtëpi normale dhe të pajisen me libra dhe mjetet e nevojshme shkollore./tvklan

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com