Loading...

Morën zarfat plot me para dhe u arratisën. Detajet që mund të zbulojnë grabitësit e Vlorës

Dalin detaje të reja nga grabitja e furgonit të linjës Itali-Shqipëri, i cili ra pre e 3 grabitësve me armë në zonën e Skelës.

Autorët e grabitjes ishin të veshur me kostume sportive me ngjyrë të zezë dhe gri, shkruan BW.

Gjithashtu, mësohet se arma e përdorur në grabitje ishte e llojit kallashnikov.

Ata më pas kanë marrë paratë, të cilët ishin të ndara në zarfe dhe në çanta duke u larguar me shpejtësi nga vendi i grabitjes me një “Benz” të zi. Nga të dhënat e para mësohet se shuma e grabitur shkon në 10 mijë euro.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com