Policia shqiptare jep detaje për operacionin anti-drogë në Itali ku u kapën 2 ton kanabis dhe u arrestuan dy shqiptarë. Sipas policisë sonë, skafi me drogë nuk është nisur nga Shqipëria dhe sinjalizimin e parë e kanë dhënë autoritetet kroate.
“Lidhur me lajmin e publikuar ne mediat italiane dhe me pas nga mediat shqiptare, Policia e Shtetit sqaron se: Gomonia është sinjalizuar fillimisht nga Policia Kroate si e dyshuar në dalje nga ujërat e tyre territoriale.
Qendra Kombetare e Koordinimit (NCC) kroate dje rreth orës 22:30 ka njoftuar NCC italiane për një mjet të dyshimtë në dalje nga ujërat kroate.
Gomonia është pikasur nga Guardia di Finanza në zonën e Viestes në të njejtin drejtim të ujrave kroate.
Ne bordin e mjetit jane kapur 2 shtetas shqiptarë, A.L. 38 vjeç dhe A.A 36 vjeç, si dhe u sekuestrua rreth 1.700 kg kanabis.
Mjeti detar sipas hetimeve te deritanishme, nga policitë e vendeve partnere, nuk është nisur nga brigjet shqiptare”, deklaron Policia e Shtetit.
Megjithate, theksohet se Policia e Shtetit po vijon shkëmbimin e informacionit me agjencitë partnere për të hetuar mbi lidhjet e të ndaluarve si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Mediat italiane shkruajnë se në operacionin ku mori pjesë një helikopter i Guardia di Finanza u sinjalizua se një gomone po vinte nga Shqipëria drejt brigjeve italiane. Menjëherë nisën kërkimet në det, motoskafët e rojës detare si edhe një helikopter u vunë në ndjekje të gomones e cila po afrohej në brigjet italiane në afërsi të Viestes.
Më tej po sipas mediave italian, nga një kontroll i shpejtë u zbulua se bëhej fjalë për marijuanë, ndoshta nga ajo e prodhuar në Shqipëri, që tashmë është kthyer në prodhuese kryesore të kësaj droge në tregun kombëtar