Loading...

Monika “duarpastër” kërkon t’i bëjë “gropën” Ramës me Veting, paralajmëron socialistët për rrezikun që iu kanoset

Monika Kryemadhi kërkon me domosdoshmëri vettingun e politikës. Numri një i LSI-së shprehet e hapur për hetimin e familjarëve.  Në një intervistë gjatë edicionit të lajmeve në Vizion Plus, Kryemadhi sulmoi reformën në drejtësi si të kapur nga kryeministri Rama.

“Patjetër që do të përfshihen familjarët. Pse ju z. Sandri mendoni që ne nuk na janë hetuar familjarët? Na janë hetuar edhe fëmijët e vëllezërve. Të gjithë familjarët tanë që kemi rreth e qark, edhe të gjithë komshinjtë, madje edhe ata që janë matanë rrugës së lagjeve tona. Përveç kësaj, jo vetëm që janë hetuar familjarë, por janë hetuar edhe ata që na kanë vdekur, duke i hetuar se ç’kanë bërë para 10 apo 20 viteve. Ajo që sipas meje është më e rëndësishme është që dhe vetë media dhe gazetarët duhet të fokusohen në dëshirën e qeverisë për ta bërë apo jo Vettingun.

Sepse unë mendoj që gjëja më e rëndësishme e jona është që njerëzit të kuptojnë që, ai që bërtet më shumë: ‘Kapeni ujkun. Kapeni Ujkun!”, është çakalli që e shqeu tufën e deleve. Në këtë rast ne flasim për Edi Ramën. Ne flasim për rrobat e gjyqtarëve, për çantat apo për këpucët e gjyqtarëve apo prokurorëve, por nuk flet njeri për charterat e Edi Ramës, që fluturon çdo javë dhe kush ja paguan charterat Me çfarë parash paguhen dhe ku shkon ky njeri. Ne flasim për taksat e shqiptarëve, flasim për biznesin, shikojmë se si shqiptarët vendosën në radhë për dekodera dhe nuk pyet njeri se sa i kushton kollarja Edi Ramës. Dhe asnjeri nuk e ka hetuar Edi Ramën, as për pasurinë e tij, as për lëvizjet dhe as për familjarët e tij”, pohon Kryemadhi.

Ajo paralajmëron edhe socialistët për furtunën që u kanoset.

“Vetëm Edi Rama ka baltosur kush i ka dalë përpara rrugës dhe mos u çudisni kur të shihni shumë shpejt që do të baltosë edhe vetë socialistët e tij.”

Nuk i heqim asnjë presje asaj çfarë thotë për Ramën, por që edhe një model i shëmtuar si Monika  të marrë guximin të falasë për vetting çudit. E shtirur deri në madhështi, Monika e di fare mirë çfarë fsheh e kaluara dhe e tashmja e saj.

Së bashku me bashkëshortin konsiderohen si baronë të një pasurie përrallore të vënë përmes korrupsionit. Për të vënë kujën, që kërkojnë të diktojnë modele!

E në këtë tentativë për t’i bërë gropën shoku-shokut, urojmë që të fundosen të gjithë!

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com