Loading...

Ministri lajmëron ‘kapobandat’ për nisjen e sezonit kriminalistik

“Gjatë muajve Shtator-Tetor në sajë të provave të mbledhura, në sajë të punës intensive që kemi bërë gjatë kësaj periudhe, jemi të bindur që do të goditen një pjesë e mirë e këtyre grupeve kriminale”.

Kjo ishte deklarata e ministrit Xhafaj në Kuvend pak ditë më parë. Një deklaratë, që të lë pa fjalë! Ministri publikisht njofton kriminelët dhe kapobandat se kur do të nisë sezoni kriminalistik ndaj tyre.

Një mënyrë ashiqare që dëshmon se ky shtet nuk ka ndërmend të shpartallojë këtë segment të errët.

Vetë ministri iu thotë të bëjnë vend diku në “perandoritë” e tyre dhe në duart e aksionit të bien ca “lafarakë” të dorës së fundit.

Një dëshmi e qartë  simbioze. Po u luftua krimi, politika i bie të luftojë veten.

Institucionet e vendit po lejojnë me bekimin e tyre që këto fenomene negative të zhvillohen dhe gradualisht ta kapin shtetin. As dhe një rast i madh kundër krimit të organizuar, korrupsionit apo pasurimit të paligjshëm deri më tani nuk ka përfunduar me dënimin e merituar, kjo jo për arsye se nuk ka bazë ligjore, të paktën për krim të organizuar dhe korrupsion, por ka munguar vullneti politik, e si pasojë e mungesës së vullnetit politik mafia i ka kapur dhe po peshon rëndë mbi qytetarët.

Për sa kohë do të vijojë negocimi shtet-mafia nuk duhet të pretendojmë për ditë të bardha.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com