Loading...

Mesazhi i shefes së CIA-s, politikanëve shqiptarë po ju vjen fundi, SHBA përgatit goditjen e madhe

CIA amerikane, tashmë nën drejtimin Gina Haspel, do të nisë një aksion të ri, afatgjatë, të gjithanshëm dhe të pamëshirshëm në të gjithë botën, kundër kultivimit dhe trafikimit të të gjitha llojeve të drogës. Lufta e CIA-s do të përqendrohet edhe në Evropë, duke goditur bosët e trafiqeve dhe politikanët që i mbështesin. Vendimi për aksionin e ri është marrë pas një analize të hollësishme, ku ka rezultuar se droga ka vrarë më shumë amerikanë se sa të gjitha organizatat terroriste në botë së bashku. Ky studim i bën bosët e drogës në të gjithë vendet, bashkë me politikanët dhe qeveritë e lidhura më ta, armikun numër një për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke folur për strategjinë, Gina Haspel, është shprehur: “Asnjë sfidë e huaj nuk ka patur një ndikim më të drejtpërdrejtë mbi familjet dhe komunitetet amerikane sesa rrjedha e opioideve dhe ilaçeve të tjera në vendin tonë. Kjo është arsyeja pse CIA do të investojë më shumë në përpjekjet tona kundër narkotikëve jashtë vendit për të luftuar këtë kërcënim të tmerrshëm, një që ka vrarë më shumë amerikanë se çdo terrorist ndonjëherë”.

Po pse strategjia e re e CIA-s do të përvëlojë politikanët shqiptarë dhe bosët e drogës nën hijen e tyre? Në të gjitha raportet e viteve të fundit të Departamentit Amerikan në Shtetit, Shqipëria është futur në rreth të kuq si vendi kryesor, përmes të cilit furnizohen me drogë të gjitha linjat e trafikut nëpër Evropë, por edhe linja drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në raportin e fundit, DASH thotë: “Shqipëria mbetet një ndër vend burimet kryesore të marijuanës, por edhe rrugë tranziti për kokainën dhe heroinën, e destinuar për në vendet e Bashkimit Evropian”. Raporti e cilëson Shqipërinë si portën kryesore të shpërndarjes së heroinës në të gjithë Evropën. “Shqipëria prodhon dhe eksporton sasi të konsiderueshme të marijuanës duke qenë një vend burimi për të dhe një vend tranziti për kokainën dhe heroinën afgane”, thuhet në raport.

Në një tjetër raport të vitit 2018, Departamenti Amerikan i Shtetit, sigurisht bazuar edhe në informacionet e CIA-s, thotë se Shqipëria është vendi kryesor për pastrimin e parave të drogës dhe korrupsionit. Në raport thuhet: “Shqipëria ka një ekonomi të madhe cash dhe informale, me flukse domethënëse parash që hyjnë nga jashtë në formën e remitancave. Burimet kryesore të parasë  kriminale vijnë nga trafiku i drogës, evazioni fiskal, kontrabanda dhe trafiku i qenieve njerëzore. Institucionet financiare kryejnë transaksione, të cilat përfshijnë shuma domethënëse parash që burojnë nga trafiku i drogës. Ndërtimi, veçanërisht në zonat bregdetare, projektet e biznesit dhe kumari janë metodat më popullore të pastrimit të parave në Shqipëri”.

Pra, për SHBA tashmë është e qartë se kush është vendi kryesor në Evropë për marijuanën dhe trafikun e drogërave të forta, për pastrimin e parave të pista dhe për politikanët e lidhur me drogën. CIA ka informacione të detajuara se si krerët e politikës shqiptare kanë përdorur pushtetin dhe institucionet shtetërore për të krijuar ‘Republikën e kanabisit” në Lazarat. CIA ka të dhëna të hollësishme se kush janë politikanët më të lartë shqiptarë që lejuan kanalizimin e të gjithë Shqipërisë dhe më pas pastrimin e parave të drogës. CIA dhe FBI kanë dosjet e plota për politikanët e lidhur ngushtë me bosët e drogës, për politikanë dhe pushtetarët që po u pastrojnë kapove të drogës paratë e pista, përmes tenderave dhe kontratave publike.

Shembulli më i qartë i kapjes së krerëve të shtetit nga bosët e drogës dhe trafiqeve, është edhe Eskobari i Ballkanit, Klemend Balili, i lidhur ngushtë me dy kokat e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Të gjitha ata që kanë ende dyshime, të shikojnë videot kur Ilir Meta mban një fjalim special gjatë inaugurimit të hotelit të Balilit në Sarandë, i ndërtuar me paratë e drogës, të shohin dokumentet se kush e emëroi Balilin drejtor dhe cili ministër i LSI i dha mbi 90 hektarë tokë bujqësore. Një tjetër shembull është deklarata publike e Sali Berishës që krijimi i Republikës së Drogës në Lazarat ka një vendim politik i tij. Një tjetër shembull është lidhje e Edi Ramës me kapot kryesorë të drogës dhe krimit në Shqipëri, të cilët i futi edhe në parlament dhe i vuri në krye të bashkive. Një tjetër shembull, është heshtja mafioze e Lulzim Bashës për sasinë rekord të kokainës së kapur në Durrës, ku pas operacionit kanë ndodhur disa vrasje mafioze.

SHBA, përmes ish-ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, u ka dhënë disa mesazhe të forta krerëve të politikës shqiptare. Për mos kapjen e Balilit, Lu ka deklaruar: “Balili është një bos i fuqishëm i krimit të organizuar me lidhje politike. Për dy vjet, qeveria, policia dhe prokurorët nuk kanë pasur aftësinë ose vullnetin që ta arrestojnë”. Të mos kesh vullnet për ta arrestuar, do të thotë se mbron Balilin, je peng i tij apo ke lidhje të forta me të. Tashmë, pas disa vitesh paralajmërimesh përmes raporteve dhe deklaratave publike, si dhe shumë dokumenteve dhe letrave kofidenciale, CIA do të hidhet në veprim./Pamfleti

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com