Loading...

Me skafandra e snajperë në duar, i moshuari tregon momentin e plagosjes nga policia: Isha duke…

Gjatë një aksioni të policisë në fshatin Remas të Lushnjës, një 77-vjeccar mbeti i plagosur. I moshuari Haxhi Lika tregon se, në ato momente ishte duke veshur pantallonat dhe nuk e kuptoi pse u qëllua. Kryefamiljari Haxhi Lika ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa djemtë e bashkëshortja e tij kanë pritur dje dhjetëra të afërm e banorë të fshatit. Dje në shtëpinë e tyre mbërritën edhe deputetët Ervin Salianji dhe Myslim Murrizi. Gjatë takimit me dy deputetët e PD-së, bashkëshortja e 77-vjeçarit të plagosur ka shpërthyer në lot, ndërsa shihej qartë efekti i traumës së shkaktuar nga ngjarja e papritur në familjen e tyre.

“Neve na kishte zënë gjumi. Dëgjuam zhurma, por nuk e morëm vesh ç’u bë. Filluam të bërtisnin. Unë isha afër te burri, por atë e kapi plumbi direkt në kokë. Thamë se i doli truri. Jemi në hallin tonë, në punë tonë e nuk i njohim ata emra që na thanë sot se kërkoheshin. Ne jemi në punën tonë e djemtë po ashtu”, tregoi e moshuara duke qarë. Edhe familjarët e tjerë kanë kërkuar që Policia të zbardhë ngjarjen.

“Pse nuk venë në Lushnjë në qytet me bandat e Aldo Bares, apo me bandat e tjera këta, por merren me ju… Neve nuk duhet të themi më, Zoti na ruajt, por duhet të jemi zot të vetes tonë, sepse këta vijnë të vrasin natën e të qajnë ditën”, u shpreh mes të tjerash Salianji. Ndërkaq, dje nga Spitali i Traumës, 77-vjeçari i plagosur, rrëfeu shkurtimisht për shkak të shëndetit ende të rënduar, se çfarë ndodhi në të gdhirë të së premtes.

Sipas tij, Policia ka qëlluar me plumba edhe pse ai nuk ka pasur armë në dorë. I moshuari mohon që ai apo familja e tij të kenë njohje apo dijeni për dy emrat që Policia i ka në kërkim, Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili.

Haxhi, a mund të shpjegosh se çfarë ndodhi në shtëpinë tuaj? Dëgjova një zhurmë… atje kishte ardhur Policia. Unë isha duke veshur pantallonat drejt dritares, se ishte dritarja drejt krevatit dhe më qëlloi Policia.

Po ju mbani armë zjarri në banesë? Po, kam një armë. Jo çifte, por kam armë… Keni dalë ju në dritare me armë kur Policia bëri thirrje të dilnit nga banesa? Jo, jo, as e kam kapur armën. Nuk është e vërtetë që unë kam marrë armën dhe kam dalë në dritare. Unë po vishja pantallonat kur më kapi plumbi.

Pse mendoni se u rrethua shtëpia juaj? Keni pasur ndonjëherë probleme me Policinë? Nuk e dimë, erdhën dje e na shqetësoi. Ne s’kemi pasur asnjëherë probleme me Policinë. A i njihni ju shtetasit Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili? Jo, nuk i njohim as unë e as familjarët e mi.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com