Më mendo të vdekur
Nga Laureta Petoshati
Det i thellë
gjumë i thellë,
qetësi e thellë,
dhimbje e thellë,
plagë e thellë,
trishtim i thellë,
mendim i thellë,
më thellë, ç’më sjell?!
Qetësia më e thellë se në varrezë,
gjumi më i thellë se trishtimi
heshtja më e thellë se fjetja
askush nuk të thotë mirëmëngjes
sedra më e thellë se vetvetja
më i thellë se mendimi harrimi,
nëna s’është të më sjellë kafenë,
babai s’ma sjell më dot gazetën,
ajo ç’ka pres asnjëherë nuk vjen
kujtimet s’më lënë kurrë vetëm.
Ti që s’mu gjende kur kisha nevojë,
të pyesësh si ndihem s’ke gojë.
Ti, që për një fjalë,
telefonin s’ke prekur,
më mendo të vdekur!
Më mendo të vdekur!
Më i thellë se deti zhgënjimi
edhe me i thellë lëndimi.
Si kripa në det dhe unë tretur,
më mendo të vdekur!
Më mendo të vdekur!
©Vlorë më 5 shtator 2018