Nga Shefqet Kercelli :
Ne 10 vjetorin e ditlindjes se anijes flamurtare “Iliria”….
Takime e kujtime detaresh,
delfine e mikpritje marinaresh ne Shengjin…
Nga porrti i Durresit ne portin Willson {Shengjin} e kthim
Më datën 8 shtator 2018, në molin “0′ të portit të Durrësit, u festua 10 vjetori i anijes “Iliria”.
Në këtë ceremoni festive morën pjesë Komandanti i Forcës Detare, Gjeneral major Ylber Dogjani, kuadro të Shtabit të Forcës e Flotiljes Detare, ekuipazhi i anije dhe familjarë të tyre.
Fillimisht Komandanti i anijes, Kapiten i Rangut të III-të Taulant Bako, foli për rrugën që ka ndjekur anija “Iliria”, që nga futja e saj në përbërje të Forcës Detare më 5 shtator 2008.
Kapiteni solli në vemendjen e të pranishmëve lundrimet, stërvitjet dhe operacionet e kryera nga anija “Iliria” gjatë këtyre viteve, që ja kanë rritur vlerat dhe krenarinë Forcës Detare.
Më pas Komandanti i Forcës Detare, Zoti Ylber Dogjani, falenderoi ekuipazhin e anijes në emër të Ministrit të Mbrojtjes dhe Shefit të Shtabit të FA për punën e rezultatet e deritanishme të kësaj anije flamurtare të FD, ndërsa dha certifikata mirënohje për komandantin e anijes dhe disa kuadro të saj.
Në fund pjesmarrësit e këtij aktiviteti zhvilluan një lundrim me anijen “Iliriaa”, nga Durrësi në Shëngjin e kthim, në shenjë respekti për lundrimet e kryera nga kjo anije në vite.
Anija “Iliria”, P-131, për herë të parë u lëshua në ujë më datë 26 maj 2008 në orën 17:00 , në Kantierin e Kompanisë “Damen Shipyards” në Gorinchem, Hollandë.
Pas mbarimit të provave dhe testimeve me sukses në kantier, ndërmjet datave 17 qershor – 5 korrik, nga datat 7 – 9 korrik me prezencën edhe të Komandantit të Forcës Detare (Brigadë Detare në atë kohë), u zhvilluan provat dhe testimet në det, të cilat gjithashtu rezultuan të suksesshme.
Në vijim në data 28 korrik – 9 gusht, në ambjetet e Kantierit “Damen Shipyards” me pjesëtarë të efektivit të anijes “ILIRIA” (6 persona) u zhvillu një trajnim mbi njohjen e anijes, sistemeve përbërëse dhe manovrimit të saj.
Më datë 8 gusht 2008 në ambjentet e Kantierit “Damen Shipyards” u zhvillua ceremonia e pagëzimit të anijes “ILIRIA”, P-131 dhe përfundimit të ndërtimit të anijes.
Më datë 14 gusht 2008, anija “ILIRIA” filloi lundrimin e saj 12 ditor nga Gorinchemi për në Durrës. Në bord të anijes ndodheshin 6 persona ekuipazh i Damen Shipyards dhe 6 persona, efektivë të anijes ILIRIA nga Forca Detare.
Pas lundrimit 12 ditor, më datë 26 gusht 2008 anija ILIRIA, nën drejtimin e komandantit të saj të parë, Lapitenlejtnant Blerim Hoxha dhe ekuipazhit shqiptaro-hollandes, mbërriti në portin e Durrësit, ku edhe u prit nga efektivat e Forcës Detare.
Më datë 5 shtator 2008 u zhvillua ceremonia e hyrjes në formacionin e Forcës Detare të anijes si dhe ngritja e flamurit luftarako-detar në direkun e saj. Në këtë ceremoni morrën pjesë personalitet më të larta të shtetit shqiptar dhe të Kantierit “Damen Shipyards”.
Nga kjo datë, në këto 10 vite, anija ILIRIA, P-131 ka marrë pjesë në një sërë operacionesh dhe stërvitjesh të zhvilluara në vendin tonë dhe jashtë. Ndër operacionet e fundit të kryera nga anija “Iliria”, spikasin ato të funddhjetorit 2014, kur anbija “Iliria” u bë pjesë e operacionit për shuarjen e flakëve të tragetit “Norman Atlantik”, bashkë me anijet “Lissus” dhe “Butrinti”.
Gjithashtu anija ka qenë pjesë e operacionit “Sea Guardian” në Mesdhe gjatë vitit 2017.
Anija “Iliria” qëndron hijerëndë në vendqëndrimin e saj të përhershëm në molin “0” të portit të Durrësit, gati për operacionin e radhës.
Nderim dhe respekt për operacionet e kryera nga anija “Iliria” në këto 10 vite, respekte për kuadrot dhe detarët që kanë shërbyer në të.
per kete pervjetor te anijes “Iliria” do keni nje reportazh te zgjeruar ne gazeten
“Ushtria” 14 shtator 2018
nderkohe anija “Iliria” dhe ekuipazhet e saj ne vite do zene vend
te vecante ne vellimin e ri te ‘Antologjise se Detarise Shqiptare”,
i cili eshte ne proces.