Loading...

Marshim protestë në Shkodër kundër krimit. Komunitetet fetare të pranishëm

Një protestë e pazakontë do të zhvillohet sot pasdite në Shkodër. Qytetarët shkodranë, së bashku me drejtuesit lokalë të bashkisë do të marrin pjesë në orën 19:00 në një marshim protestë kundër krimit, që po terrorizon qytetin.

Ndryshe nga çdo protestë tjetër, do të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare. Arqipeshkvi i Shkodrës, imzot Angelo Massafra dhe hoxha i xhamisë se Rusit, Fejzi Zaganjori dhe përfaqësuesi i kishës ortodokse mbështesin protestën e shkodranëve kundër krimit pa ndëshkim.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com