Ditën e sotme qytetarët maqedonas do të votojnë në referendumin mbi emrin e Maqedonisë.Sipas mediave vendase, të drejtë vote ka çdo kush që është i regjistruar në certifikatën e Listës Zgjedhore dhe posedon letërnjoftim ose pasaportë të vlefshme.
Votimi në referendum ka filluar në orën 7:00 dhe përfundon në orën 19:00.Qendrave të votimit pritet t’i afrohen mbi 1.8 milionë qytetarë, të cilët do t’i përgjigjen pyetjes: A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë?Gjatë negociatave me Greqinë, dy vendet vendosën mbi përdorimin e termit Republika e Maqedonisë së Veriut, term ky i kundërshtuar nga ana e presidentit George Ivanov.