Kanë 10 vjet që jetojnë së bashku dhe kanë dy fëmijë, por nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kanë vendosur të shtojnë familjen e tyre por jo me një fëmijë, me një partnere tjetër.
Pra një të dashur të re për të dy. Dikush tjetër në vendin e tyre do ishin duke shkulur flokët por përkundrazi jo, duhen. Fatlumi quhet Stephen dhe po jeton në mënyrë fantastike jetën me dy partnere që e duan njëra-tjetrën.
25-vjeçarja Kori Baker dhe i dashuri i saj 28-vjeçar, Stephen Pape e njohën të dashurën e tyre të re, Katerina Kearns pasi ndanin të njëjtën dashuri për jogan dhe fotografinë. Kori dhe Stephen i dhanë Katarinas një unazë angazhimi para Krishtlindjeve për të simbolizuar dashurinë e tyre për të, ndërsa fëmijët e tyre Hadlee dhe Payson janë shumë të kënaqur me dashurinë shtesë që marrin nga “mami” numër 2.
Edhe pse prindërit nuk janë dakord me lidhjen e saj të re, Katerina shpreson që në të ardhmen, të ketë dhe ajo fëmijë të vetët./korrieri