Nga Lirim Nezha:
LETER PA ZARF
I dashur Damjan!
Me ndje per keto dy gisht karte ne kete dite wikendi per ty,na i bej hallall qe kur te dalesh nga deti ,pasi te largosh nga trupi ujin e kripur e te kapesh celularin,do lexosh edhe kete letren time.
Iken Damjan,iken edhe sot,te dielen me diell. Do thuash qe nuk thashe ndonje te re? E di vella,e di qe ikja e atyre tek ne nuk edhte gje e re. Madje ketu nuk eshte gje e re as ardhja jote. Por ajo qe na ben merak eshte fakti se sikur ardhjet e tua te shpeshta kane shpeshtuar ikjet e atyre.
E di qe nuk ke faj. Nuk dihet se sa shirit dhe sa pale gershere ke harxhuar,nuk dihet sa ore te tera xhirimesh dhe kronikash televizive ke bere tek ai i famshmi nenstacion,e vetmja veper me te cilen kerkon te mburresh e nuk po mburresh dot. Po nejse. Pavaresisht te gjithave,ato iken. Mbase iken se cubat(me fal,çunat) punojne,nuk e di,po sikur te punonim dot edhe ne te tjeret mire do ishte.
Por ne nuk punojme dot Damjan.Nuk punojme dot sepse sapo ne ndezim kompjuterin,apo veme ne pune nje paisje,fap,ikin ato.Dhe pastaj vijne e ikin aq here sa i teket cubave te tu.Dhe askush nuk pergjigjet.As ti Damjan,qe le leshte duke “punuar” e duke “u lodhur” per kete popull.
Damjan i dashur,u bene 5 vite qe te kemi neper kembe,u bere orator mes nesh,mesove artin e mashtrimit,e perfeksionove aq sa njerezit i ke bere te te duartrokasin ne ato degjesat e tua publike. Jo sepse di te genjesh,por thjesht sepse mbledh rreth vetes nje auditor qe deshiron te jete i genjyer e i mashtruar prej teje dhe sojit tend.
Sepse per ty e sojin tend rilindasit jane populli.ai populli qe nuk te sjell telashe,ai populli qe nuk te bezdis,ai populli qe te degjon me gojen hapur sikur po thua gjera te mencura shume!!!
Por gjithsesi,kjo letra e sotme ka te beje me ato,dritat pra,qe nuk harruan edhe sot te ikin si perhere.
Je qe je,hidh nje sy nga Orikumi Damjan,i thuaj ndonje llaf ketyre te OSHEE-se(apo nuk te shkon llafi?) se njerez jemi edhe ne.Lidhni ndonje tel e nderroni ndonje izolator te care nga vapa e gushtit se vjeshta vjen me shira e shirat vijne me erresire.Te pakten per ne keshtu ndodh.
Ka zera qe thone se do e lesh ministrine tani ne shtator?Nejse,prape nuk eshte zgjidhje.Nuk eshte zgjidhje qe ti te leshosh qeverine.Zgjidhja eshte qe qeveria te na leshoje ne,te na i heqe thonjte nga gryka se nuk po na qeveris,po na vithis.
Kaq Damjan!
Te dua sa me do!
Tung!