“Nuk ka vrarë njerëz, por ka shpëtuar!” Kolegët e Luan Dragushës, shefit të koronarografisë në Shkodrës, ndaj të cilit një ditë më parë u dha masa “arrest me burg” dhe u pezullua nga detyra janë shprehur të revoltuar për arrestimin e tij, por jo vetëm.
Ata bëjnë të ditur se një gjë e tillë është e padrejtë, ndërsa është poshtërim për mjekët që të lihen prapa hekurave.
Ndërkaq, pas një hetimi 2-mujor të Prokurorisë së Shkodrës, ku jo vetëm ai por edhe ish-drejtori i spitalit të Shkodrës Përparim Çela si dhe 7 mjekë akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke blerë ilaçe dhe medikamente mjekësore jashtë kritereve dhe kapacitetit të spitalit.
Kardiologu Luan Dragusha, i cili është një prej mjekëve të arrestuar u bë i njohur në media vitin e kaluar. Kjo pasi zgjodhi të kthehej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’iu shërbyer qytetarëve të Shkodrës. Dhe pas kthimit të tij në Shqipëri, 120 pacientë kanë marrë shërbimin e koronografisë.
Arrestimi i tij ka sjellë dhe revoltën e kolegëve të tij, aq më tepër theksojnë ata se ky është mjeku që ka bërë koronografinë e parë në një spital rrethi. Ndërkohë që Mjekët e Spitalit Rajonal të Shkodrës kanë paralajmëruar një protestë masive nëse nuk do të lirohen kolegët e tyre.
Nga ana tjetër, deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar ashpër ndaj arrestimit të personelit mjekësor në Shkodër.
Sipas tij, në Shkodër arrestohen si kriminelë personeli mjekësor i hemodinamikës, ndërsa bandat kriminale qarkullojnë aty të lira, të armatosura.
“Apo kërkohet që me një gur të “vriten disa zogj”, të krijohet edhe imazhi se policia, prokuroria, drejtësia po punojnë, asgjësuan një “komplot” shkatërrues në shëndetësi e me dëme kolosale ndaj “ekonomisë socialiste”, në një kohë që keqbërësit e vërtetë kontrollojnë institucionet e terrorizojnë qytetarët?!”, shkruan Shehu.
Postimi i plotë:
Ne Shkoder arrestohen si “kriminele” personeli mjekesor i hemodinamikes…,ndersa bandat kriminale qarkullojne aty te lira, te armatosura!
Lajmin e arrestimit te nje stafi mjekesor, duke kerkuar edhe heqjen e te drejtes se ushtrimit te profesionit, pa u marre perpara ne pyetje, pa nje raport te kontrollit te shtetit, pa nje analize profesionale te akuzes, pa nje ndjekje ne gjendje te lire e me tej te nje vendimi te formes se prere te gjykates, e ndoqa me shqetesim.
Ne momentin e pare mendova per krime a gabime te renda, me pasoja vdekjen e disa pacienteve, “konspiracione”, a te tjera akte ekstreme, qe mund te rendonin mbi ate personel shendetesor.
Me tej u habita, kur po lexoj e degjoj se ata akuzohen per “programim te gabuar” te aktivitetit te klinikes, pra dhe te porosive te materialeve te konsumit, gje qe kerkon se pari nje diskutim profesional klinik.
Dhe per nje akuze te tille arrestohen pa asnje thirje paraprake, pa asnje gjykim ne themel, duke lene edhe pacientet pa sherbim invaziv urgjence, sikur te paraqisnin rrezikeshmeri te larte, apo te ishin kapur ne flagrance, duke kryer nje veper te rende kriminale, ne te vertete sikur te ishin kriminele me damke.
Eeeee…po te ishin te tille apo trafikante droge, gjobvenes, terrorizues te Shkodres a dicka tjeter e ngjashme…nuk do ishin ne qeli.
Ndersa vazhdon te damkosen mjeket e personeli shendetesor me “vulen” e krimit, te stimulohet nje urrejtje patologjike ndaj tyre, sikur ata te ishin pergjegjesit e gjendjes katastrofale te sistemit tone shendetesor dhe te vendit.
Apo kerkohet qe me nje gur te “vriten disa zogj”, te krijohet edhe imazhi se policia, prokuroria, drejtesia po punojne, asgjesuan nje “komplot” shkaterrues ne shendetesi e me deme kolosale ndaj “ekonomise socialiste”; ne nje kohe qe keqberesit e vertete kontrollojne institucionet e terrorizojne qytetaret?!
Pa asnje dyshim cdo veprim i pa ligjshem duhet denuar, por ka disa shkallezime, procedura, etapa, klasifikime per te arritur ne ate konkluzion, duke filluar qe nga analizat profesionale, vendimet administrative, ndjekjet ne gjendje te lire etj etj, deri te vendimet e formes se prere, perpara te tilla arrestimeve ”spektakolare” per te tilla akuza, sic po lexoj ne media, per ate personel!
Të arrestuar
Pas një hetimi dymujor të Prokurorisë Shkodër në bashkëpunim me drejtorinë e policisë me kerkese te Prokurorise Shkoder u caktuan dhe ekzekutuan masa sigurie per shtetasit e meposhtem perfshi drejtues te Spitalit Rajonal Shkoder me akuzen per shperdorim detyre:
1-Arrest burg si dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Perparim Cela mjek (caktuar dhe ekzekutuar)
2-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” Dh.U (shpallur ne kerkim)
3-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Luan Dragusha mjek (caktuar dhe ekzekutuar)
4-Arrest shtepi dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Karmen Kaculini farmaciste .(caktuar dhe ekzekutuar)
5-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Renato Kepi infermier te hemodinamika (caktuar dhe ekzekutuar)
6-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per E.S. mjek (shpallur ne kerkim)
7-Arrest ne shtepi dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Amanda Matlija (caktuar dhe ekzekutuar)
8-Arrest shtepie dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Juliana Zhuri (caktuar dhe ekzekutuar)
9-Arrest shtepie dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Albana Mehmetaj (caktuar dhe ekzekutuar).