Loading...

Kush janë dy shqiptarët që u kapen me kokainë me vlerë 8 milionë sterilina

Dy shqiptarë në Londër të Britanisë kanë përfunduar në pranga pasi janë kapur me 79 kg kokainë me vlerë 8 milionë sterlina.

Të arrestuarit janë Haxhi Shehu 34 vjeç dhe Fitim Prenci 39 të cilët që në seancën e parë gjyqësore pranuan akuzat për trafik droge.

Masa e dënimit për ta do të jepet në javën në vazhdim në gjykatën e Londrës Southwark Crown Court. Policia Londineze thotë se dy shqiptarët ishin banues në rrugën Newlands Street, Witham, Essex.

Fillimisht oficerët e komandës për krimin e organizuar në policinë metropolitan i kapën Haxhi Shehut dhe Fitim Prencit 79 kg kokainë që po e transportonin me një Ford Focus i parkuar në rrugën Collingwood në zonën Witham.

Për këtë sasi kokaine policia kishte marrë informacion paraprakisht dhe u vu në ndjekje të shqiptarëve. Kjo sasi kokainë ishte e vendosur në katër çanta.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com